Kafe Denso është përzierja jonë me karakterin më të fortë, krijuar për ata që pëlqejnë kafe ekspres me intensitet të lartë. E pasur me përbërës Robusta, Denso ofron një kafe të plotë dhe kremë të dendur në çdo filxhan, së bashku me një aromë të fuqishme që të zgjon shqisat. Kjo përzierje pjeket me kujdes për të ruajtur balancën mes forcës dhe shijes, duke ju dhënë një kafe të fortë por të këndshme, për t’u shijuar në çdo moment, kur ju duhet një energji shtesë.
Porosit Kafe Denso dhe përjeto fuqinë e një espresso të vërtetë në çdo gllënjkë!
Shijoni një eksperiencë autentike kafeje me Kafe Denso Trodo Caffe, një përzierje e veçantë me 60% Arabica që ofron një aromë të pasur dhe një shije të fortë e të qëndrueshme. Ky kombinim perfekt i kokrrave Arabica dhe Robusta sjell një strukturë të dendur, kremozitet të theksuar dhe një shije të balancuar që zgjon shqisat tuaja.
Ideale për espresso, cappuccino ose macchiato, kjo kafe është zgjedhja e duhur për ata që preferojnë një filxhan kafeje me trup të plotë, shije intensive dhe një krem të trashë e të qëndrueshëm.