Zgjohu me aromën dhe shijen klasike të një kapuçinoje të përkryer! Kapuçino Klasike Trodo Caffe sjell për ty një përzierje harmonike të kafesë së butë dhe kremozitetit të shkumës klasike, në një formulë të gatshme për përgatitje të menjëhershme.
E paketuar në 10 bustina x 14g, kjo kapuçino është ideale për konsum të përditshëm në shtëpi, në punë apo në lëvizje. Thjesht shto ujë të nxehtë, përzieje dhe shijo një përvojë të ngrohtë dhe të këndshme si në kafene!